INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar "divorcohet" nga BE

Publikuar më: 11:55 29-03-2017

Theresa May ka firmosur mbrëmjen e djeshme letrën që zyrtarisht kërkon ndarjen nga Be. kjo letër do dorëzohet ditën e sotme në mesditë.

Ditë historike, sepse është hera e parë që një vend shpall dëshirën për të dalë nga BE.
Do të jetë pikërisht ambasadori i Britanissë së Madhe në Bashkimin Europian Tim Barroë ai që do të dorëzojë letrën Tusk në orën 12 e 30 minuta. Me këtë veprim, Britania fillon procesin e gjatë dhe të vështirë të formimit të një marrëdhënie të re me BE-në. Aktivizimi i nenit 50 të traktatit të Lizobonës vjen pas referendumit të qërshorit të shkuar, ku britanikët vendosën me votë largimin nga Bashkimi Europian. Negociatat që nisin në mes të muajit maj pritet të zgjasin rreth 2 vite dhe çështjet që medohet se do të jenë më të komplikuara janë fatura që do t’i vendosë Bruskeli Londrës, dhe që mendohet se do të jetë rreth 60 miliardë euro dhe të drejtat e qytetarëve europianë që jetojnë në Britani.
Të martën në mbrëmje, kryeministrja Teresa May ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, kreun e komisionit Jean-Claude Juncker dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Nëse bisedimet mes palëve shkojnë mirë, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga unioni më 29 mars 2019.
Javën e shkuar BE-ja ishte e angazhuar me festimet e 60 vjetorit të saj në Romë, kështu që nuk kishte shumë kohë për Brexit-in. Juncker tha se:
Në riafirmojmë angazhimin tonë për bashkimin tonë të pandarë. Por nuk e bëjmë këtë nga nostalgjia. Ne e bëjmë këtë se vetëm duke qëndruar të bashkuar ne mund të ngrihemi ndaj sfidave dhe t’i përballojmë ato së bashku.
Ndërkohë që EU28 u përmend vetëm një herë gjatë mbrëmjes formale.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, se BE-ja do të mbajë samitin e parë për të rënën dakord mbi Brexit-in në 29 prill, një muaj nga sot dhe bëri të qarta prioritet:
Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të sigurohemi se procesi i divorcit të jetë sa më pak i dëmshëm për BE-në. Qëllimi ynë parësor është që të krijojmë sa më shumë siguri dhe qartësi për të gjithë qytetarët, kompanitë dhe vendet anëtare të cilat do ndikohen negativisht nga Brexit.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844