Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryeqytetit iu shtuan edhe mbi e 1100 pemë duke përmbushur fushatën e mbjelljes se 120 mijë të tillave.
“Jam shumë i lumtur që finalizojmë një fushatë fantastike për Tiranën, që na dha energji të gjithëve. Jam mbi të gjitha krenar jo vetëm për 120 mijë pemët, po për faktin se 120 mijë pemë përfaqësojnë 120 mijë njerëz që secili vuri rrënjë, jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe fizike në qytetin tonë. Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk punojmë të gjithë për qytetin. Ende kemi në listë pritjeje biznese, institucione, individë që duan të dhurojnë. Do t’i ftoja të gjithë të vazhdojnë vetë. Gjelbërimi s’është monopol i askujt”, u shpreh Veliaj.
Gjatë fushatës për mbjelljen e pemëve shumë fidane të rinj kanë pyllëzuar hapësira të tera si në Liqenin artificial të Tiranës apo në zonën e Farkës. Falë kësaj nisme sot kjo zonë është tjetërsuar tha Veliaj, nga një hapësirë e mbuluar nga plehrat në një park ku mund të kalosh kohën e lirë me aktivitete të ndryshme sportive.