INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet Konventa e LSI, zgjidhen drejtuesit e lartë

Mbyllet Konventa e LSI, zgjidhen drejtuesit e lartë

Publikuar më: 20:34 04-12-2016

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese të saj pas mbylljes së votimit elektronik në përfundim të Konventës Kombëtare dy ditore të kësaj partie.

Petrit Vasili është zgjedhur Zëvendëskryetar i LSI, ndërsa Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj janë zgjedhur nënkryetarë. Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim është zgjedhur Indrit Brahimllari. Kryetari i LSI, Ilir Meta përshëndeti dhe uroi të zgjedhurit për postet e reja.

 “Dëshiroj ti falënderoj të gjithë delegatët që votuan. procesi kërkoi kohën e tij dhe këtu është lista përfundimtare e komitetit drejtues kombëtar që në bazë të statutit do duhet të renditet për arsye të ruajtës së ekuilibrave midis LSI/LRI/LBI. Kjo renditje do bëhet nga komisionit. Çdo anëtarë ka të drejtë të paraqitet tek LSI për rezultatit. Do uroja Petrit Vasilin për postin e zv.kryetarin në LSI dhe Luan Ramën. Po ashtu dhe Endritin dhe Kejdin, si dhe Silva Cakën dhe Dritan Yllin. ata morën mbështetje të mirë.”, tha Meta.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318