Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut. Një ndeshje shumë e bukur kjo e cila po luhet në kryeqytetin serb, ku korçarët po luajnë si të barabartë me serbët, por diferenca është vetëm një gol i realizuar në minutën e 39-të nga Zoran Tosiç. Mesfushori anësor shënoi nga gjuajtja e lirë në një ekzekutim perfekt të cilin mund ta shikoni këtu.
Nuk kanë munguar rastet, por dy portierët respektivë janë treguar në lartësinë e duhur, ndërkohë që në mesfushë po luhet shumë ashpër.