INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta e opozitës. Basha:Sot folën shqiptarët dhe Evropa [Foto]

Mbyllet protesta e opozitës. Basha:Sot folën shqiptarët dhe Evropa [Foto]

Publikuar më: 12:24 26-05-2018

Mbyllet protesta e opozitës, e cila zgjati për rreth 2 orë. Edhe pse nga disa protestues është kërkuar që ajo të vijojë, Basha bëri thirrje për shpërndarjen e tyre pasi disa qytetarë morrën plagë nga përplasja me policinë. Protesta u shoqërua me tensione. Protestuesit u përplasën fort me efektivët e policisë, pasi tentuan të futen në ambjentet e brendshme të ministrisë. Ndërsa gjatë kësaj përplasjeje pati edhe të lënduar, ku një ndër ta ishte edhe kryeredaktori i gazetës RD.


“Ju na sollët këtu si të tërhiqemi”, kështu i është drejtuar një nga protestuesit kreut të PD.

Basha në mbyllje të protestës ka thënë:
‘ Protesta ishte madhështore.Beteja e sotme do vijojë deri në çlirimin e vendit nga krimi dhe shqiptarët të aspirojnë ëndrrën e tyre. Sot folën shqiptarët dhe Europa. Nuk ka integrim me pushtetarët që kanë kapur krimin. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore.’’

aasd.jpg

Sakaq, protestuesit u shpërndanë ndërsa vetë lideri i PD Basha ka shkuar te spitali Ushtarak ku ndodhet gazetari Kasmi për ta parë nga afër.Gjendja e tij, sipas burimeve nga spitali paraqitet e mirë.
Sakaq, burime nga ministria bëjnë me dije se gjatë gjithë kësaj kohë ministri Xhafaj ka qenë fare pranë me protestuesit. Mësohet se Xhafaj ka qëndruar në zyrën e tij duke mos u larguar për asnjë moment që aty.

xhafaj.jpg

Fjala e plotë e Bashës pas protestës
Basha: ''Ju falenderoj për protestën tuaj popullore kombëtare dhe europiane. Për mesazhin e qartë dhe të prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit dhe korrupsionit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre, pengesës së vetmë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa rreshtuar deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më anti europiane në Europë. Derisa Shqipëria të realizojë aspiratën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.
Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa. Nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, me pushtetarët e lidhur.
Ju jeni shqiptarët europianë, Edi Rama është një barbar i korruptuar. Ju protestuat si europiane kundër qeverisë së krimit që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Qindra mijëra punonjës të policisë iu përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorën ndaj protestuesve dhe palgosën disa prej tyre duke përfshirë edhe kryeredaktorin e RD, gazetarin Blendi Kasmi. Përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj, të cilët do ti mbajnë përgjegjësitë për aktet e dhunës ndaj protestuesve. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara’’

basha_pd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047