Një 74 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Mësohet se gajtë orëve të pasdites së ditës së dielë, në vendin e quajtur Rrjoll në Velipojë një shtetas është mbytur në det.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë si dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se shtetasi Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti në gjendje kritike.
Sipas të dhënave 74 vjeçarit menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, si dhe është transportuar për në spital, por rrugës ai ka ndërruar jetë.
Siaps të dhënave të para, mësohet se nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë nuk ka shenja të dukshme dhune. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për veprime të mëtejshme, në mënyrë që të zbardhë plotësisht këtë ngjarje.