Pak minuta më parë fotografi Agim Rama publikoi një foto të deputetit të PS Rrahman Rraja nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku dha dëshminë e tij përreth një orë.
Deputeti shfaqej me paterica dhe këmbë të thyer ç’ka tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Madje në pak minuta nisi edhe të aludohej se dikush mund t’ia kishte thyer këmbën deputetit.
Newsbomb.al kontaktoi menjëherë me zotin Rraja i cili tha se është aksidentuar në Itali.
“Aksidentale. Kam bërë aksident në Itali”, tha Rraja i cili nuk pranoi të japë shumë detaje rreth këtij aksidenti.
“Ndodhi disa ditë më parë, isha me gruan në Itali. Me makinë...”, theksoi Rraja.
Pyetjes nëse është i sigurt që nuk ka rënë pre e ndonjë sulmi të mundshëm që lidhet me rastin “Xhisiela”, Rraja iu përgjigj ekskluzivisht për newsbomb.al.
Ai thotë se...