Një numër i paparë shqiptarësh kanë hyrë në faqen e lotarisë amerikane që sapo u hap një ditë më parë. Po rrjeti nuk e përballoi dot fluksin e lartë e për pasojë sistemi ka rënë.
Madje dhe sot sistemi për marrjen e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane vazhdon të mos jetë funksional.
Vetë ambasada amerikane njoftoi se që pas orës 18:00 të pasdites së djeshme të gjithë ata që kishin aplikuar do të mund të merrnin përgjigjen. Aplikimet janë kryer në tetor deri në fillim të nëntorit të vitit 2018. Ndaj më mirë të duroni pak dhe hyni me radhë në faqen: https://www.dvlottery.state.gov/ESC/ për të mësuar nëse jeni fitues apo jo.
Çdo vit shqiptarët kur shpallet data e përgjigjeve të lotarisë ditët e para bllokojnë sistemin pasi duan sa më parë të dinë nëse “do të prekin ëndrrën amerikane”.