WhatsApp ka nxjerrë një përditësim të ri të versionit të aplikacionit të mesazheve për iPhone.
Përditësimi i software-it sjell një numër karakteristikash të reja në aplikacionin më popullor të chat-it në botë, duke përfshirë mundësinë për të shtuar sticker-at e kohës dhe vendodhjes për fotot dhe videot tuaja.
Sticker-at e reja lejojnë përdoruesit të etiketojnë një vend, si dhe kohën e tanishme, për çdo foto dhe video të dërguar tek një marrës individual ose në bisedat në grup.
Sticker-at e reja të WhatsApp janë mjaft të kufizuara, me vetëm dy forma dizajni. Funksionaliteti i njëjtë ka ekzistuar në aplikacionet rivale si Snapchat, Instagram dhe Facebook Messenger.
Më parë, WhatsApp mundësonte vetëm shtimin e emoji në fotot dhe videot. Për të shtuar një nga etiketat e reja në WhatsApp, klikoni në ikonën + plus pranë fushës së tekstit në bisedën tuaj të zgjedhur dhe më pas klikoni Photo & Video Library.
Kjo ngarkon imazhet dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj dhe ju lejon të zgjidhni foton ose videon që doni të redaktoni.