INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më rahu me okllai”, gratë jetojnë sërish në një shtëpi

“Më rahu me okllai”, gratë jetojnë sërish në një shtëpi

Publikuar më: 08:51 07-09-2017

Sadete Gojani jeton në fshatin Kasallë, në të njëjtën çati me nusen e djalit, i cili ndodhet ne burg për dhunë në familje.

Një ditë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga nusja, e moshuara përpiqet ta kyçë historinë e saj brenda  mureve të shtëpisë. Ajo këmbëngul se çdo problem u vjen nga varfëria. Tashmë, Sadetja ka zënë krevatin dhe nuk ka askënd që t’i shërbejë.

“Me prunë dhallë dhe byrek policët dhe pres që ata të vijnë dhe të më japin prap. Më goditi në kokë dhe rashë në tokë direkt”, rrëfen Saditja.
Megjithëse gjykata ka urdhëruar që nusja të lerë shtëpinë, Mimoza nuk ka ku të shkojë. 

“Ku të shkoj me fëmijë?! Vetëm jam këtu!”, thotë nusja, Mimoza Lusha.
“Ajo nuk më ka faj, vetëm të mos më ngasë dhe të mos më hyjë në hak! Burri im më ka marrë në qafë! Ai punon ku ka mundësi”, kujton Mimoza.

Të dyja gratë do të jetojnë duke u ruajtur me vendim gjyqësor nga njëra-tjetra, e duke u zhytur akoma më tej në mjerim...

Article Logic
Execution time: 0.0061149597167969