Një pjesë e Orikumit ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, pasi një automjet ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm. Shtylla është pjesë e fiderit 3 në Radhimë. Dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij.
OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.