INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë lehtësi për të marrë patentën, çfarë ndodh me testet

Më shumë lehtësi për të marrë patentën, çfarë ndodh me testet

Publikuar më: 14:20 06-01-2019

Lehtësohen procedurat për marrjen e patentës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën me dije se kush nuk kalon në testimin praktik të marrjes së patentës, nuk do të jetë i detyruar më të riaplikojë edhe për testin teorik. Në njoftimin për media bëhet me dije se nuk do të ketë sërish pagesa dhe tarifa dhe se aplikuesit do të testohen vetëm për testin ku nuk janë kalues.

“Jo më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë. Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se gjatë muajit dhjetor 2018 janë lehtësuar një sërë praktikash dhe shërbimesh për qytetarët.

“Prodhimi dhe dorëzimi i lejeve të drejtimit nga 10-15 ditë u reduktua në 2-5 ditë në të gjithë vendin, ndërsa qytetarët u njoftuan me mesazhe për tërheqjen e lejes së drejtimit. Certifikatat e transportit tani jepen dhe rinovohen automatikisht 5-vjeçare pa i sorollatur subjektet çdo 1 vit lart e poshtë”, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0041658878326416