INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se kurrë femra në Parlamenti, mësoni emrat [FOTO]

Publikuar më: 09:59 03-07-2017

Në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë më shumë se kurrë femra në Parlament. Në përfundim të zgjedhjeve dhe rezultatit final në 12 qarqe rezulton se në Parlamentin e ri do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 për qind. Ky është niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në Kuvendit që prej 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me gjysmën e saj, me vetëm 11 deputete gra.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka një numër të konsiderueshëm femrash në Kuvend me plot 5 deputete ndërsa PDIU me 3 deputetë gjithsej një prej tyre është ajo e qarkut të Dibrës, Reme Lala. Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Më shumë se kurrë femra në Parlamenti, mësoni emrat

grate-ne-kuvend.gif

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943