INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me sytë nga qielli, zbuloni kur ndodh eklipsi më i gjatë i shekullit

Me sytë nga qielli, zbuloni kur ndodh eklipsi më i gjatë i shekullit

Publikuar më: 16:24 27-06-2018

Nëse ju pëlqejnë eventet qiellore bëhuni gati të përjetoni një tjetër emocion, të shijoni eklipsin hënor më të gjatë të shekullit të 21.

Eklipsi pritet të ndodh në datën 27 korrik, dhe do të jetë i dukshëm për të gjithë ata persona që jetojnë në hemisferën lindore. Eklipsi pritet të zgjasë plot 103 minuta, vetëm 4 minuta më pak sesa mund të zgjas një eklips.

Një ngjarje e tillë vjen si rezultat i shumë fenomeneve astronomike, të cilat ndikojnë në zgjatjen e eklipsit. Gjatë eklipsit hëna do të kalojë mes hijes më të errët të Tokës e njohur si umbra, e cila shkakton një shkëlqim të kuq.

I gjithë ky proces i jep Hënës edhe emërtimin ‘hëna e përgjakur’
Për të gjithë ata që do të kenë fatin të shohin fenomenin nuk do të jetë e detyrueshme të kenë pajisje. Edhe me sy të lirë ju mund të shihni eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Ndryshe nga eklipsi diellor ku

hëna kalon në rrugën e diellit ju jeni të sigurt, mund të shihni me sy të lirë eklipsin hënor.

I gjithë eklipsi do të zgjas rreth 1 orë e 43 minuta.

Prandaj bëhuni gati të shijoni eventin, fenomeni do të mund të shihet në Europë, Afrikë dhe Azi.

Të gjitha pajisjet IOS dhe Android mund t’ju ndihmojnë të fotografoni momente të këtij eklipsi të veçantë i cili nuk dihet se kur do të ndodh sërish.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377