Një lajm i çuditshëm ka qarkulluar në mediat online.
Në Kosovë është arrestuar një urolog me emrin Lutfi Dervishi, por për ta zbuluar të vërtetën të duhet të shkosh në brendësi të lajmit. Kjo pasi në foton e parë është vendosur foto e një Lutfi Dervishi, vetëm se ai është analisti dhe gazetari i njohur shqiptar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ngatërrim apo gabim të pafajshëm pasi në brendësi të lajmit qartësohet se bëhet fjalë për një person i cili nuk është analisti. Kështu duket e dyshimtë se pse është vendosur qëllimisht pikërisht fotoja e këtij të fundit, ndoshta thjesht për të nxitur klikime. Në këtë rast media bëhet vetë gjyqtar dhe polici pasi shkoi deri aty sa e “futi” në burg, por të paktën në brendësi të tekstit e morën mundimin që ta nxirrnin përsëri që aty.
Ndërkohë më poshtë është Lutfi Dervishi "i vërtetë".