INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat gjermane “të dashuruara” me bukuritë e Shqipërisë... Një tjetër reportazh! [VIDEO]

Mediat gjermane “të dashuruara” me bukuritë e Shqipërisë... Një tjetër reportazh! [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 01-08-2016

Nuk është hera e parë për këtë vit që emri i shtetit tonë të vogël dhe modest po përmendet në mediat prestigjioze gjermane. Këtë herë bukurive të Shqipërisë i ka kushtuar një reportazh media Das Erste, Weltspiegel.

 

"Shqipëria është një vend i nxehtë që ofron shumë- nga Tirana, kryeqyteti i “gjallë” deri në jug në bregdetit mesdhetar, tek qyteti i vjetër i Gjirokastrës i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në luginat pjellore dhe malet e larta. Në mes ka kudo bunkerë dhe objekte të tjera nga periudha komuniste. Në Shqipëri , e kaluara , e tashmja dhe e ardhmja janë njëkohësisht të pranishme." – shkruan ajo.
Në shkrimin e dedikuar Shqipërisë reporterët gjerman kanë theksuar kapërcimin që ka bërë shoqëria nga ajo e mbyllur dhe e izoluar, në një shoqëri me tipare kapitalistë si të Evropës perëndimore. Turizmi është një sektorë i rëndësishëm në ekonominë e vendit ndonëse ka akoma shumë për të punuar.
Saranda cilësohet si një qytet në të cilin tashmë është zhvilluar hoteleri-turizmi megjithëse në shumë fshatra rreth saj infrastruktura lë për të dëshiruar. Plazhe, kala dhe bunkerë janë fjalët kyç me të cilat gjermanët kanë dashur ta përshkruajnë Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0040907859802246