Mediat serbe kanë raportuar se 14 ushtarë mes tyre shumica ushtarë të KFOR-it por edhe shqiptarë, kanë shkelur territorin e Mitrovicës së Veriut.
Sipas mediave serbe, parakalimi i ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim në mesin e serbëve në veriun e Mitrovicës.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë duke kaluar urën e Ibrit gjatë orëve të paradites, ndërsa kanë qëndruar në veri për më shumë se 1 orë.
‘Në mesin e ushtarëve që parakaluan përmes qytetarëve kishte edhe shqiptarë. Ata duken qartazi që janë shqiptarë, për shkak të stemave. Madje, mbajnë edhe grada oficerësh. Deri tani një skenë e tillë nuk është parë ndonjëherë. Prania e ushtarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës ka shkaktuar shqetësim’, kanë raportuar mediat serbe.