INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet publikojnë të tjera detaje nga pakti me Serbinë, ja çfarë humb dhe fiton Kosova [VIDEO]

Mediet publikojnë të tjera detaje nga pakti me Serbinë, ja çfarë humb dhe fiton Kosova [VIDEO]

Publikuar më: 12:51 25-02-2019

Viti 2019 është cilësuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçic si koha ideale për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve që do të çonte në korrigjimin e kufirit, njohjen e Kosovës dhe avancimin në rrugën e integrimit evropian.

Por dyshimet për një pakt Thaçi-Vuçiç kanë ndezur një vatër të re tensioni në Ballkan dhe fuqitë e mëdha duket se janë futur në “lojë” për të garantuar procesin dhe marrëveshjen finale.

Ndërkohë në mediat kosovare dalin thuajse çdo ditë harta, holograme dhe të dhëna për marrëveshjen që shumë e cilësojnë si ndarje të Kosovës.
“Bota Sot” ka publikuar sot një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke raportuar se ka rrjedhur informacion i konsiderueshëm nga dokumenti i marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Sipas materialit video të postuar në Facebook nga “KosovaShtet”, kjo marrëveshje do t’i japë Serbisë 592km/2 nga Veriu i Kosovës.

Ndërkohë kufiri i ri mes dy vendeve do të kalojë përgjatë liqenit të Ujmanit dhe lumit Ibër, ndërsa Zveçani dhe Kopauniku do t’i kalojnë Serbisë.

Gjithashtu theksohet se Trepça do të ketë status special për 99 vjet dhe do të menaxhohet nga Amerika dhe Rusia.

Sa i përket Mitrovicës, ajo gjithashtu do të bashkohet, por do të ketë status special për 35 vjet. Ndërkohë, disa fshatra të Medvegjës do t’i bashkohen Kosovës por qyteti mbetet sërish jashtë.

Raportohet se edhe Presheva do t’i bashkohet Kosovës, ndërsa Bujanoci do të marrë status in “Special District” për 35 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451