Policia e Meksikës ka gjetur 6 koka njerëzish të prera të vendosura në një frigorifer në rrugë. Një zyrtar në provincën Sonora tha se ngjarja ishte raportuar në një numër emergjence. Policia nuk ka informacion mbi identitetin e burrave, dhe as trupat e tyre nuk janë gjetur. Kokat u zbuluan të premten pranë qytetit të Ciudad Obregon. Bandat e drogës shpesh lënë kokat e prera si një paralajmërim për rivalët ose autoritetet.