INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria planifikon miliarda lekë për menaxhimin e mbetjeve. Po ç’mendojnë ambjentalistët?

Qeveria planifikon miliarda lekë për menaxhimin e mbetjeve. Po ç’mendojnë ambjentalistët?

Publikuar më: 09:24 27-12-2017

Mbetjet në vendin tonë janë kthyre në një shqetësim serioz, pasi pjesa më e madhe e qyteteve nuk i menaxhojnë. Për këtë arsye qeveria ka planifikuar të investojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane rreth 11.2 miliardë lekë ose 82 milionë euro. Po 74 milionë euro ose 90% e shumës së përgjithshme do të shkojë për financimin e koncensioneve, të kontraktuara për menaxhimin e plehrave të tre rretheve të mëdha. Lista e detajuar me investimeve në fushën e plehrave është bërë publike nga Ministria e Financave dhe investimet do të zgjasin deri pas vitit 2020.

12 milionë lekë shkojnë për studimin dhe projektimin për mbylljen e venddepozitave ekzistuese të mbetjeve të ngurta në Durrës. Gjithashtu një shumë prej 330 milionë lekësh do të përdoret për studimet e mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese në qytetet e Sarandës, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Perrenjasit dhe Himarës, Shkodrës. Rreth 450 milionë lekë do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë dhe 170 milionë lekë të tjera për venddepozitimin e mbetjeve në Bushat të Shkodrës.
Por më shumë se 74 milionë euro janë programuar të financojnë tre koncensionet që do të përpunojnë plehrat nëpërmjet metodës me incenerim.
Po ekspertët e mjedisit janë alarmuar se mendojnë se do krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incenerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik. Por pavarësisht rrezikut nga mbiinvestimet ne përpunimin e plehrave me PPP, qeveria është duke bërë pagesa për investime që ende nuk janë bërë në sektor.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385