Jeta luksoze është ajo çka ka tradhëtuar aktivitetin anonim të një shqiptari në Itali.
Shtetasi shqiptar kishte identitet anonim nuk punonte por kishte jetë luksoze. Por ai ra në prangat e policisë pasi u zbulua se merrej me trafikim lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit, karabinierët kanë zbuluar një dollap të fshehtë, ngjitur në murin e dhomës së gjumit, në të cilin ndodheshin 72.58 gram kokainë.
Mediat fqinje raportojnë se policia ka gjetur dhe një pistoletë të kalibrit 22 të modelit ‘short & lond’, e cila u sekuestruar së bashku me një paketë me 46 plumba.
Shqiptari i arrestuar jetonte prej 6 vitesh si klandestinë në Itali dhe kishte arritur të krijonte rrjetin e tij në të gjithë Riviera Ligure, ku ushtronte aktivitetin kriminal.