Një 34-vjeçare dhe vjehrri i saj kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm tek “Mali i Robit” në Kavajë. Ata po prisnin në stacion bashkë me djalin 8 vjeç kur janë goditur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçare. 8-vjeçari me sa duket është mbrojtur nga nëna e tij dhe ndodhet në spital i plagosur.
Në makinë sipas dëshmive kishte dy persona brenda. Automjeti është përplasur dhe kthyer përmbys, por ka aksidentuar edhe 2 kalimtarët.
Shkak i këtij aksidenti tragjik mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë, lajmi është konfirmuar edhe nga policia.