Emisioni investigativ “STOP” ka denoncuar mbrëmjen e sotme konsuminin dhe tregtimin e drogave të ndryshme në lokalet shqiptare. Në një nga bar-et e Tiranës, disa femra të pajisura me kamera përgjimi kanë kërkuar të konsumojnë hashash me nargjilë, por kamarieri i ka thënë se aty shiten të gjitha llojet e drogave. Për më tepër ai thotë se është nipi i kreut të Qarkut të Beratit, i cili është emëruar nga Edi Rama, dhe përmend se të gjithë këta përdorin drogë, Më pas ai shpjegon efektet e kokainës dhe se si funksionon ajo, ndërkohë që vjen shpërndarësi dhe vajza e infiltruar blen një qese me hashash.