INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Meqë u ankove ta zgjidh Rama", kryeministri shkarkon kreun e Hipotekës së Durrësit: Halabak

Publikuar më: 13:06 23-01-2019

Në aktivitetin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar drejtorin e Hipotekës Durrës.

Rasti u publikua gjatë një emisioni investigativ pas denoncimit të një qytetari, ku drejtori i Hipotekës i ishte kthyer me fjalët, “Me që u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”.

Duke folur për këtë rast, Rama tha se “Është rasti i një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak për të cilin është marrë me njëherë masa e shkarkimit dhe ministrja e Drejtësisë në raportin e përjavshëm që përkon në të njëjtën ditë, pas pak, do ta komunikojë me publikun”.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377