Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel sërish është fotografuar duke blerë në supermarket. Fotografitë janë shpërndarë në Facebook-un e Deusche Welle që bën dhe një përshkrim të kancelares, e duke bërë dhe një krahasim me politikanët shqiptarë.
“Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic. Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan. Si mendoni ju për politikanët shqiptarë?”, shkruan Deusche Welle në faqen e Facebook-ut.