INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr votat pro kapitulli i parë i draftit për Reformën në Drejtësi

Merr votat pro kapitulli i parë i draftit për Reformën në Drejtësi

Publikuar më: 12:47 10-05-2016

Komisioni i parlamentar për Reformën në Drejtësi ka miratuar 12 nenet e kapitullit të parë të projektit kushtetues të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.
Nenin 3 i draftit është shoqëruar me debate dhe miratimi i tij ka detyruar Kryetarin e Komisionit, Fatmir Xhafaj të përdorte votën e dyfishtë. Po më pas ekspertët e EURALIUS e OPDAT, nuk e kanë pranuar ndaj kanë tërhequr propozimin.

Partisë Demokratike ishte shprehur që më herët kundër nenit 3 të draftit me argumentin se kjo pikë e ligjit prek dekriminalizimin, pra e bën atë të pazbatueshëm.
Demokrati Eduard Halimi pas mbledhjes tha se maxhoranca kërkoi të bënte një provokim në komision, duke futur nenin për dekriminalizimin.
Përfshirja në draft e këtij neni është gjykuar nga Halimi si një provokim, si atentat që do t’i bëhej Reformës në Drejtësi. Ky nen bën fjalë, që pezullimi i funksioneve të mos ishte i përjetshëm edhe në rastet kur politikanët të jenë të dënuar për krime të rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271