Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët në Tiranë se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona.
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 17 qershor:
Për shkak të investimit në kabina, në datën 17 qershor do të punohet në disa zona të Tiranës
17 qershor/ora 09:00-15:00
Rruga e Durrësit pjesërisht, rruga "Skënderbej", rruga "Gavril Pepo" pjesërisht, në Yzberisht
09:30-15:00/rruga "Eshref Frasheri", rruga "Mehmet Brocaj"
09:00-16:00/rruga "Rexhep Preza" rruga "Pandi Dardha", rruga "Njazi Meka", rruga "Agallia Tako", rruga "Ram Sadria"