Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, do të ketë kufizime energjie gjatë intervalit kohor 09.00 – 13.00 të paradites. Në lajmërimin e bërë në llogarinë në Facebook të OSHEE-së bëhet me dije se ‘’ Për shkak të remontit në linjën L30-3/1 TEC Kombinat – Shijak, në datën 6 shtator nga ora 09:00-13:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona në Tiranë: Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Pezë e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, Privat Furrë Buke’’. Punimet po kryhen në kuadër të investimeve të nisura për fuqizimin e rrjetit elektrik të kryeqytetit.