Të enjten moti vijon me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.
RESHJET: Nesër (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarkun e Elbasanit priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Shumica e reshjeve pritet që të bien në mbrëmje dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1.000 m mbi nivelin e detit, por kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.
TEMPERATURAT: Nesër (e enjte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C.
ERA: Nesër (e enjte, dt.08) era pritet të fryjë e fortë në të gjithë territorin.