INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrnin lekë për provimet, në pranga Dekani dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë

Merrnin lekë për provimet, në pranga Dekani dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë

Publikuar më: 08:17 09-05-2018

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, mes të cilëve dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, shefja e Departamentit të Gazetarisë dhe një pedogoge. Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe tre sekserë dhe një student. 

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinw e Rrethit Gjyqwsor zhvilluan operacionin e koduar “Dekani”. "Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Të arrestuarit akuzohen për korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike. Në kuadër të operacionit të koduar "Dekani", u arrestuan:
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani",Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”", sqaron policia.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168