Saimir Tahirin e ka përfshirë ditëve të fundit “Furtuna” duke u kthyer në sytë e publikut si çështja më e diskutuar e ditës.
Por pavarësisht kësaj duket se ish-ministri i Brendshëm po i përballon me kurajo dhe maturi këto ditë të vështira me mbështetjen e familjes dhe miqve.
Sot për Saimir Tahirin është një ditë e veçantë, ai sot feston 38 vjetori-n. Një 38-vjetor ndoshta i ndryshëm të cilin ka vendosur ta kalojë pa zhurmë në shoqërinë e ngohtë dhe dashurisë familjare
Megjithatë, Tahiri ka një grup miqsh e ish-bashkëpunëtorësh që nga koha kur ishte ministër, që nuk kanë rreshtur së e surprizuari, sidomos në raste të tilla, ndaj mbase diçka do të kenë kurdisur për të surprizuar mikun e tyre në këtë ditë të shënuar.
Na mbetet të presim për ta zbuluar...