INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni cilët profesionistë kanë më pak shanse të gjenë punë…

Mësoni cilët profesionistë kanë më pak shanse të gjenë punë…

Publikuar më: 09:13 08-05-2017

Nevoja për të gjetur një vend pune në vendin tonë është shumë e madhe. Po kategoritë që kanë më shumë vështirësi sipas statistikave zyrtare për ta gjetur atë janë punonjësit e minierave, ndërtimit, bujqit dhe ata të transportit, që ndryshe kategorizohen në profesionet elementare. Në vitin 2016, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit rezultuan 41.488 punëkërkues të papunë afatagjatë që kanë qëndruar për shumë kohë në listat e pritjes me qëllimi gjetjen e punës.
Nga këto rreth 18.000 punëkërkues i përkasin sektorit të ndërtimit dhe minierave, duke u ndjekur nga bujqësia me rreth 6.000.
Kategoria tjetër e të papunëve, që kërkojnë një punë janë çuditërisht edhe zanatçinjtë, që edhe pse mungojnë në treg nuk arrijnë dot të zotërojnë një vend pune. 14.251 zanatçinj të papunë u regjistruan në vitin 2016, në zyrat e punës dhe kryesisht ata të prodhimeve artizanale, shtypshkrime edhe të elektro-teknologjisë. Numri më i ulët i punëkërkuesve të papunë i përket profilit të menaxherëve, ku gjithsej të regjistruar për vitin 2016 ishin 53 persona nga këta vetëm njëri rezulton të ishte i papunë afatgjatë. Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punës tregojnë gjithashtu se arsimtarët rezultojnë kategoria me numrin më të madh të të papunëve me arsim të lartë. Ata ndiqen pas nga punonjësit e shëndetësisë, të cilët gjithashtu iu nënshtruan testimeve të ndryshe dhe një pjesë e tyre nuk arritën dot të garantonin vendin e punës. Në fund të vitit 2016 numri i punonjësve të shëndetësisë që rezultuan të papunë të regjistruar ishte 753.

punet_tabele.png

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439