INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni se cilat janë zonat që rrezikoni nëse bëni plazh…[VIDEO]

Publikuar më: 14:56 14-07-2017

Pushuesit para se të vendosin të bëjnë plazh në Shqipëri duket të marrin informacion të plotë lidhur me cilësinë e ujit. Agjencia Europiane e Mjedisit për cilësinë e ujërave mund tju orjetojë saktë. Po gjithësesi lajmet s’janë aspak të mira, pasi Shqipëria ka numrin më të lartë të plazheve me  cilësi të ulët në të gjithë Mesdheun duke marrë në konsideratë dhe sipërfaqen e vijës bregdetare.
Për të përshkruar cilësinë e ujërave, agjencia i ka ndarë në katër kategori: cilësi e shkëlqyer, cilësi e mirë, cilësi e mjaftueshme dhe cilësi e dobët.
Sipas të dhënave, janë 7 plazhe në zonën e Durrësit që rezultojnë me ujë të papastër dhe 5 ku cilësia vlerësohet e mjaftueshme. Kurse në Sarandë janë dy plazhe, që janë të ndotura dhe 4 në Vlorë.
Me shkëlqyer janë cilësuar plazhet në zonën e Gjirit të Lalzit, të Velipojës, Shëngjinit, Himarës, Borshit, Qeparosë, e disa në Vlorë e Sarandë. Ndërsa nga plazhet e vendeve fqinje që kanë cilëi të lartë uji janë ato të Greqisë, Qipros, Kroacisë  dhe Maltës. Në total në Mesdhe 85% e plazheve janë të një cilësie të shkëlqyer.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551