INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësues, kujdes inspektorët do t’ju vëzhgojnë! Masa të reja...

Mësues, kujdes inspektorët do t’ju vëzhgojnë! Masa të reja...

Publikuar më: 08:25 03-05-2018

Ministria e Arsimit do të mbajë nën kontroll dhe në masa të rrepta mësuesit duke kthyer në terren inspektorët. Lindita Nikolla ka njoftuar se do të rikthejë inspektimet në shkolla dhe ato do të jenë shumë të shpeshta. Ndërsa ka sqaruar se këto masa po merren për shkak se gjatë viti shkollor kanë ndodhur ngjarje të rënda nga dhunë deri dhe ngacmime seksuale, ndaj inspektimet në kohë mund të identifikojnë më shpejt arsimtarët problematikë.

Pjesë nga fjala e Nikollës në Kavajë:
“Që me vitin e ardhshëm shkollor ne rikthejmë inspektimin në çdo shkollë të Shqipërisë. Do të jetë syri monitorues i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën, por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika. Mësuesve do ju ndalohet hyrja në orë të mësimit me celularë, ne do ecim edhe më shumë tek nxënësit, por ky është parakushti i parë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324