Kreu i Kuvendit, Ilir Meta teksa po zhvillon një sërë takimesh në Amerikë, ka mundur të shkrepë një foto krah për krah me ish-ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu. Takim me sa duket nuk ka qënë formal, pasi duken shumë miqësor dhe këtë e tregon më së mirë dora e Metës mbi supin e Arvizu-së dhe buzëqeshja e tyre pa protokoll.
Meta prej të mërkurës ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, ku është pritur nga përfaqësues të lartë të Departamentit të Drejtësisë, me të cilët ka biseduar mbi përpjekjet e përbashkëta për një sistem drejtësie të paanshëm, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.