INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta  betohet si President: Vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje, betimin sot e bëra  me zemër

Meta betohet si President: Vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje, betimin sot e bëra me zemër

Publikuar më: 17:43 24-07-2017

Ilir Meta gjatë  betimit të tij si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë pohoi se këtë detyrë e pranoi shumë me mendje sesa me zemër, pasi në atë kohë opozita kishte braktisur seancën plenare.

Fjalimi:

“E nderuar zonja Leskaj, i nderuar kryeministër, ministra, deputetë, miq e të ftuar ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj ceremonie solemne. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time dhe të shpreh angazhimin tim. Kushtueshmëria, respektimi i shtetit të së drejtës do jenë pjesë e punës time. 25 vit më parë u zgjodha si deputet në këtë Kuvend, e sot president. Reforma të qëndrueshme mund të jenë produkt i një mazhorancë, por i një sipërmarrje kombëtare. Sot angazhohemi për forcimin e së drejtës, e klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rinjtë tanë. Përpjekjet tona shtet formuese s’do kishin qenë të lehta pa bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërkombëtareve.”,

 “Në këto momente duke përcjell falënderime, më lejoni t’iu dëshmoj vullnetin tim të hekurt për të respektuar kushtetutën në interes të vendit.

 “Vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje se me zemër sepse opozita nuk ishte këtu, por sot ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër. Në ushtrimin e kësaj përgjegjësia do udhëhiqem nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe shqiptarët duke lënë pas çdo debat për t’iu përgjigjur detyrës si president i Republikës.”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499