INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta drekon me Kokëdhimën, flet për ç’helmim të politikës…

Meta drekon me Kokëdhimën, flet për ç’helmim të politikës…

Publikuar më: 15:13 02-08-2016

Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta ka zgjedhur sërisht të drekojë me  ish-deputetin Koço Kokëdhima. E vëmendja mediatike ka qënë aq e madhe sa e kanë pritur deri të mabrojë dhe “kafshatën e fundit”. Meta ndryshe nga dje që foli vetëm Kokëdhima, sot sqaroi mediat duke thënë se drekat me Kokëdhimën i bën për të hequr helmet dhe nuk kanë lidhje me politikën.
“Vij këtu për të hequr toksikimet, nuk ka lidhje me politikën. Ç’toksikimi im i bën mirë ç’toksikimit të politikës”, tha Meta. Po në fakt me këtë shprehje ai lë sërisht shteg për aludime…

Meta u pyet dhe për drekën me Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima, por tha se me Meidanin ishte drekë e planifikuar, ndërsa ish deputeti Kokëdhima ishte rastësisht në ambientet e restorantit e qëndroi pak kohë me ta.

Ndërsa deklaratën e Bashës për qeveria teknike Meta e komentoi kështu: “Nuk është një opsion për mazhorancën. Koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. S'ka ndonjë arsye për t'i trazuar këto dy çështje të ndryshme. Koalicioni duhet të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332