INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i

Meta i "mbyll" gojën Ramës dhe Bashës, tani negociatat publike

Publikuar më: 14:08 19-07-2016

Të enjten ka një pikë në rendin e ditës në seancën parlamentare, miratimi i ndryshimeve Kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi. Kështu deklaroi për mediat Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në një dalje të posaçme për mediat.
Ilir Meta:
“Ndryshimet Kushtetuese, do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve të Kuvendit. Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht që nga dita që u miratua Kushtetuta sepse na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese. Ekspertët negociator janë të mandatuar të ushqejnë qëndrimet konsensuale të tryezës politike të mbajtur dje, mbështetur vetëm mbi propozimin hibrid të paraqitur nga Victoria Nuland dhe që ka mbështetje e SHBA dhe BE. Unë kërkoj moratorium të deklaratave politike, ti themi “stop” se kush e do më shumë reformën në drejtësi. Tani është koha për transperecë, është bërë një punë e shkëlqyer, ta mbyllim tani, mundësisht për 30 minuta”.
 Duke kërkuar që negociatat mes palëve tashmë te jenë publike, Ilir Meta shprehu bindjen e tij se në seancën plenare të ditës së enjte do të miratohen ndryshimet Kushtetuese.
Ilir Meta:
“Kjo seancë plenare nuk do të përmbyllet pa miratimin e kësaj Kushtetute të re. Ftoj të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtare të jenë në seancë. Le të hapet transaprenca, ti japim fund populizmit, se përse për dy çështje të mos arrijmë konsensusin”.

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533