Pak minuta më parë Kreu i Shtetit ka publikuar një video në rrjetet sociale, me imazhin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke iu referuar kështu edhe situatës së zgjedhjeve në vend, ku nuk mori pjesë opozita.
Meta ka sulmuar sërish numëruesit. "Nga fitorja në fitorje!",- shkruan ai mes të tjerash, shprehje kjo e diktatorit Enver Hoxha.
Statusi i plotë:
"Mirëmëngjes të dashur miq!
Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.
Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!",- përfundon Presidenti Ilir Meta.