INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta kthen ''vettingun'' në polici: Nuk garanton standardet...

Meta kthen ''vettingun'' në polici: Nuk garanton standardet...

Publikuar më: 13:56 19-04-2019

President i Republikës, Ilir Meta, për të dytën herë refuzon Sandër Lleshin. Kreu i Shtetit ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun në polici pas ndryshimeve të bëra nga ana e Ministrit të Brendshëm.

Sipas, Ilir Metës, ky ligj cënon parimet dhe standardet e vendosura në Policinë e Shtetit.

“Ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standardet e ligjit në fuqi.”

Duke ju rikthyer ligjit të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Presidenti nënvizon se ligji i parë është hartuar dhe bashkëpunuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ndryshimet janë bërë me një Parlament ku PD dhe LSI janë jashtë Parlamentit.

“Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë.”

Argumenti i Këshillit të Ministrave për uljen e kostos për realizimin e këtij procesi nuk e ka bindur Kreun e Shtetit. Sipas arsyetimit të Metës, mazhoranca kërkon kontrollin e procesit.

“Qëllimi real i qeverisë nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm.”

Sipas Presidentit argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037