INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: LSI është forcë bashkëpunuese, nuk nxit konflikte

Meta: LSI është forcë bashkëpunuese, nuk nxit konflikte

Publikuar më: 18:55 07-04-2017

Teksa mori pjesë në prezantimin e projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë së Skraparit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se të rinjtë, ashtu si edhe të gjitha familjet shqiptare, duan perspektivë dhe stabilitet. Kryetari i Kuvendit u shpreh se shqiptarët duan të prekin sa më shumë projekte, që ndryshojnë jetën e tyre cilësisht dhe që sjellin investime të tjera dhe hapin vende pune. “Mesazhi i LSI-së është mjaft pozitiv dhe këtë mesazh duan të gjithë shqiptarët. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese. Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte dhe është e përqendruar në çështje konkrete që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira, që ndihmojnë zona të ndryshme të vendit”, – tha Meta, i cili gjithashtu bëri apel për dialog mes palëve që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, duke folur para banorëve të qytetit të Çorovodës, theksoi se në Bashkinë e Skraparit kanë vijuar investimet duke shtuar se shumë shpejtë do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Përmet-Skrapar. “Kemi investuar nga buxheti i shteti për ndërtimin e rrugës Buzuq-Skrapar dhe që besoj se do të përfundoj shumë shpejtë. E filluam projektin e ujësjellësit dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë edhe faza zbatimit të tij e financuar nga Ministria e Transporteve dhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ju jap dhe lajmin tjetër që jemi shumë pranë të përfundimit të procedurave për fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar”, – tha Dervishaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057