INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta me Tsipras. Plagët dhe kur përkëdhelen dhembin, ti trajtojmë me kujdes [FOTO]

Meta me Tsipras. Plagët dhe kur përkëdhelen dhembin, ti trajtojmë me kujdes [FOTO]

Publikuar më: 12:21 12-10-2016

Në ditën e tretë të qëndrimit në Athinë, Kryeparmentari Ilir Meta zhvilloj një takim me kreun e qeverisë Greke Alexis Tsipras. Historia delikate e marrëdhënieve mes të dy vendeve nuk mund të ishte jashtë vëmëndjes së kryeparlamentarit shqiptar Meta. Në këtë pikë Ilir Meta tha se këto çështje të trajtohen me konstruktivitet dhe sipas përkatësisë europiane.
Ili Meta:
“Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona. Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon. Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”.
Duke pranuar problematikat në historinë e dy vendeve Alexis Tsipras tha fqinjësia e mirë duhet të mbrohet nga zërat ekstremistë, nacionalistë.
Alexis Tsipras:
“Ky takim zhvillohet në një moment të veçantë. Një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy shteteve fqinje. Marrëdhënie të cilat gjatë rrugëtimit të tyre historik kanë pasur edhe tensione, kanë pasur edhe probleme, por kanë pasur edhe kohërat e mira. Dhe ne duhet të zgjidhim problemet dhe të kenë mbarëvajtjen e tyre. Duhet të mbrojmë perspektivën e fqinjësisë së mirë, ta mbrojmë atë nga zërat ekstremistë, nacionaliste”

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502