INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: “Qeveri besimi”. Vjen reagimi i parë i PS

Meta: “Qeveri besimi”. Vjen reagimi i parë i PS

Publikuar më: 09:47 04-04-2017

Deklarata e kreut të LSI për “qeveri besimi” ka ardhur reagimi i parë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Deputeti i parë që ka reaguar për këtë çështje ka qenë Namik Kopliku. Ai shkruan se PS nuk voton asnjë qeveri pa Edi Ramën kryeministër dhe nuk i nënshtrohet askujt.
Namik Kopliku, reagimi i plotë:
“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javët e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktorë të tjerë këto ditë, për qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri të “besimit” apo “nënshtrimit”, qarkullojne zëra për një lëshim që i duhet bërë opozitës. Mbi të gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me të tjera kërkesa) kërkohet që Edi Rama të mos jetë kryeministër deri në zgjedhje ( a thua do e mirëprisnin si kryeministër pas fitores së zgjedhjeve?! ). Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten në atë detyrë, por ai është mandatuar nga shumica parlamentare që përfaqëson shumicën e votuesve në vitin 2013. Pra, edhe sikur të mendohet që kjo mund të qetësojë opozitën dhe faktorë të tjerë, ai nuk ka drejtë të vendosë në kundërshtim me votuesit e PS, anëtarët e PS, organet drejtuese të PS si Asamblea Kombëtare dhe kongresi i PS. Nisur nga sa më sipër, nëse do bëhej diskutim në strukturat e PS si Asamblea Kombetare apo Kongresi, do i nënshtrohesha vendimit të shumicës. Si deputet, përfaqësues i votuesve të PS në qershor 2013, të cilët kanë votuar njëherësh për PS-në dhe Edi Ramën Kryeministër, unë në Kuvend nuk kam të drejtë morale ti nënshtrohem asnjë “llogari politike” dhe aq më pak “presioni” nga kushdo qoftë, duke anashkaluar vullnetin e atyre që na zgjedhin me mirëbesim se përfaqësojmë ata dhe jo veten tonë personalisht.
Nëse ndokush e konsideron këtë deklaratë publike si “shkelje syri” apo “dashuri e zjarrtë” për kryetarin e PS në periudhë hartimi listash përfaqësimi të subjekteve politike në zgjedhjet e 18 qershorit nuk kam mundësi ti bind që nuk është ashtu , sido që gjatë mandatit jam nder të rradhët apo shumë të rradhët që publikisht jam shprehur dhe kam kundërshtuar kur nuk kam qenë dakord me kryetarin e PS-së. Deklaratën e bëj për të sqaruar edhe ndokënd brenda rradhëve të PS apo përtej, të “trembur nga bubullimat” e çadrës dhe rretheqark asaj çadre, që ky është arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj në asnjë rrethanë një qeveri pa Edi Ramën Kryeministër. PS : Me datë 18 qershor le të vendose vetë populli shqiptar se kë dëshiron kryeministër”.

Article Logic
Execution time: 0.0046000480651855