Që prej marrjes së detyrës si President i Shqipërisë, Ilir Meta ende nuk ka bërë asnjë vizitë zyrtare.
Vizitën e ti të parë, për takime diplomatike, kreu i shtetit do ta nisë këtë të hënë drejt Italisë. Ai do ta
vizitojë Italinë në datat 11-12 shtator ku do të ketë takime me politikanë dhe krerët e shtetit Italian.
Megjithatë axhenda zyrtare nuk është bërë ende publike.