INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta sugjeron: Lista të hapura në zgjedhje

Meta sugjeron: Lista të hapura në zgjedhje

Publikuar më: 13:55 14-10-2016

Kur kanë mbetur më pak se 9 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vjen me një propozim konkret. Duke e konsideruar problematik Kodin Zgjedhor, Meta propozon që zgjedhjet e përgjitshme të bëhen në bazë të listave të hapura. Kjo sipas tij do të ketë ndikime pozitive jo vetëm në demokratizimin e partive por një sistem demokratik në vend.
Ilir Meta:
"Unë mendoj që problemi demokratik i Kodit është që listat duhet të jenë të hapura. Kjo e bën të pashmangshme pastaj dhe vetë demokratizimin e partive, sepse krijon lidhjen e qytetarit me votuesin. Pra, deputetët nuk janë thjesht partiakë, por janë më shumë parlamentarë, sepse kanë një raport tjetër me votuesin dhe do të ruajnë një raport edhe me drejtimin e partisë, edhe me qytetarët. Unë këtë gjë e kam mbështetur dhe e mbështes pavarësisht nga vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e saj. Sepse në këtë mënyrë, ne më shumë se sa kemi një sistem parlamentar demokratik, kemi një sistem dypartiak, trepartiak apo katërpartiak, kjo nuk është shumë e shëndetshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434