INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta “sulmon” Ramën dhe Bashën: Gati të lëshojmë mandatet, të mos turpërohemi

Meta “sulmon” Ramën dhe Bashën: Gati të lëshojmë mandatet, të mos turpërohemi

Publikuar më: 12:20 09-04-2017

Jo më me qetësi dhe dashuri, por me shumë “nerv”.

Meta u ka bërë thirrje thirrje dy liderave Edi Rama e Lulzim Basha të lënë mënjanë arrogancën e ultimatumet.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë e shqiptarëve  zgjidhje të ndershme “, u shpreh Meta ndërsa deklaroi edhe njëherë përpara të gjithë të rinjve në pallatin “Asllan Rusi”  se është LSI është gati të lërë karriget në funksion të zgjidhjes së situatës.

“S’na dhimbsen karriget për të zgjidhur situatën. Gati të lëshojmë mandatet, të mos turpërohemi”, është shprehur Meta ndërsa ka shtuar:

"Duam një Shqipëri pa drogë  dhe jo konçensione të kapura". Meta u shpreh i vendosur për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe "jo drejt një zgjidhjeje arbitrare sepse drejtësia nuk do të jetë "One Man Shoë" por një shans për të gjithë", siç u shpreh ai duke dhënë kështu mesazhe të qarta për aleatin e tij qeverisës, Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988