INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta “sulmon” Ramën dhe Bashën: LSI në qeveri, garanci e stabilitet

Meta “sulmon” Ramën dhe Bashën: LSI në qeveri, garanci e stabilitet

Publikuar më: 19:01 02-06-2017

Nga mitingu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kamëz, Ilir Meta, ka deklaruar se fitorja e kësaj partie dhe dalja forcë e parë është mëse e sigurtë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Meta ka thumbuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke thënë se do zënë radhë për t’i telefonuar në 26 qershor që ta urojnë për fitoren.

“A ka qenë LSI në të kaluarën në pushtet? Është një pyetje shumë e drejtë që vjen. Dhe përgjigja është shumë e drejtë. LSI ka qenë në pushet me PD-në sepse PS-ja e refuzoi koalicionin me LSI-në, pasi që atëherë e donte timonin për vete.

Në atë periudhë kemi dy arritje të mëdha, liberalizimin e vizave dhe gazsjellësin TAP.

LSI ka qenë në koalicion me PD-në dhe i ka vënë vetëm një kusht, të votonte 3 ligjet e integrimit europian.

Ne kemi qenë në koalicion edhe me PD edhe me PS por kemi qenë si garanci e stabilitetit, e procesit të integrimit europian dhe askush nuk mund të thotë që LSI ka bllokuar për interesat e saj integrimin e shqiptarëve.”

Të gjithë ata që janë vënë në garë dhe mbasi u shanë e u grinë e na nxorrën bojën këtu e në të gjithë Europën, mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes ju nuk do të keni mundësi t’i telefononi Petrit Vasilin për t’i uruar fitoren pasi nuk do t’ju lënë ata.

Ata do zënë rradhën për t’i telefonuar Petritit dhe t’i thonë “Petrit vëlla urime për fitoren, t’i lemë mëritë, tani dihet kush është më i miri”.

Romeo dhe Zhulieta nga tragjedi tani do kthehet në komedi.

Meta tha se koalicionet me PD në 2009 dhe me PS në 2013 janë bërë për stabilitetin e vendit. Meta kërkoi që tashmë LSI të dalë forcë e parë që të qeverisë e vetme dhe të mos jetë patericë e PS apo PD.

“Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, merrni Shqipërinë në duart tuaja. Nuk kemi në listën e LSI për Tiranë biznesmenë që shkojnë në parlament për ti vënë gjoba qeverisë apo partisë. A ka qenë LSI në të kaluarën në pushtet? Është pyetje shumë e drejtë dhe përgjigjia është shumë e drejtë. Ka qenë në vitin 2009 dhe ka bërë koalicion me PD pasi lidershpi i PS refuzoi koalicionin me LSI se donte ta merrte që atëherë i vetëm timonin dhe bëri koalicion me PD për stabilitetin e vendit, dhe gjatë atyre dy viteve ka dy ngjarje madhore, liberalizimi i vizave dhe gazsjellësi TAP.

A ka qenë LSI në koalicion me PS? Po dhe i ka vënë vetëm një kusht kur prishi kontratën me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin europian që i kishte bllokuar përpara zgjedhjeve të 2013. Ne kemi qenë edhe në koalicion me PD, edhe me PS por kemi qenë si garanci e stabilitetit të vendit, qeverisjes dhe funksionit të institucioneve demokratike. Askush nuk mund të thotë se LSI ka bllokuar apo vonuar një ligj që ndihmonte për shpejtimin e integrimit evropian.

Por cfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 dhe as në 2013 nuk ka patur drejtimin e qeverisë, prandaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë”, tha Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373