Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në një takim disa studentë ekselentë të komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Meta ka vlerësuar studentët duke theksuar se shpreson se do të jenë shembull i duhur për tu ndjekur nga qindra e mijëra të rinj.
“Integrimi më i sigurt është ai përmes arsimit”, shprehet presidenti në postimin e tij në facebook.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi të takoja sot një grup studentësh të shkëlqyer të nivelit Bachelor e Master të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, sëbashku me përfaqësues të stafit të shoqatës “Roma Versitas Albania”, të cilët jam i bindur se do të bëhen liderë dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj. Integrimi më i sigurtë është ai përmes arsimimit.”