INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta thyen heshtjen, flet për miratimin e 7 ligjeve

Meta thyen heshtjen, flet për miratimin e 7 ligjeve

Publikuar më: 13:51 29-07-2016

Dy ditë pas ndërprejes së vizitës në SHBA, Ilir Meta ka thyer heshtjen dhe ka folur qartë se 7 ligjet do të miratohen bazuar në konsensus. Ai iu kujtoi deputetëve që duhet të respektohen afatet e vëna nga ndërkombëtarët dhe iu tha se deri në 11 gusht mund të pushojnë e pas të vijojnë punën në komisione dhe parlament. Meta garantoi se ligjet do të miratohen brenda afateve kushtetuese dhe se ka marrë kontakt dhe me palët e tjera politike.
Në një deklaratë për mediat pas një takimi të gjatë me ambasadoren gjermane Susanne Schütz, ku u diskutua për 7 ligjet e reformës sqaroi se ka nisur diskutimet edhe me Fatmir Xhafajn, me Bylykbashin dhe me dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Nga ana tjetër ai tha se do respektohen afatet për hapjen e negociatave për integrim duke theksuar angazhimin për miratimin e ligjeve për zbatimin e reformës.
“Duhet të jemi të qartë të respektojmë afatet që ndihmojnë në hapjen e negociatave por edhe të theksojmë angazhimin për miratimin e ligjeve për zbatimin e reformës. Mund t’ju them me siguri se unë, zoti Xhafaj dhe zoti Bylykbashi do bëjmë pushime dimërore. Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur për të diskutuar ligjin e vettingut. Të kemi një axhendë të qartë. Të gjithë të angazhuar pozitivisht dhe i përshëndes për angazhimin e tyre”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381