INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta tregon sesi Rama e ka kërcënuar me mesazhe, kjo e nxeh aq shumë sa i përmend ''kartelën''

Meta tregon sesi Rama e ka kërcënuar me mesazhe, kjo e nxeh aq shumë sa i përmend ''kartelën''

Publikuar më: 11:09 02-07-2019

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për mediat ka zbuluar dhe një mesazh që i ka dërguar kryeministri Edi Rama dy ditë pas protestës së opozitës së bashkuar më 16 shkurt.

‘’Ça më shkruan Rama, nuk e kam zakon, por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulin, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.

Meta gjatë konferencës së sotme nuk ngurroi të fliste dhe për ‘kartelën mendore' të kryeministrit që sipas tij, do e nxjerrë një ditë për të justifikuar veprimet e veta.

“Ky është drejtësia vetë ndaj nuk ka frikë nga drejtësia. Shqipëria socialiste e dini ju si përfundoi në 2 korrik.

Do thellohet më tej po s’u thellua tani. Krizën e ka ai dhe ata që e nxisin drejt instalimit të një junte që kërkon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga europiane. E di si mund të përfundojë ky që të na nxjerrë kartelën e të thotë, s’kam faj unë, fajin e ka Fatos Nano që më solli nga Franca, fajin e kishte Ilir Meta që më bëri kryetar bashkie, unë i pandërgjegjshëm isha, të vijë këtu kushdo, edhe në takim me prindërit, t’i marrë ata që ka me vete. Shyqyr që s’i ndodhi gjë Sait Dollapit se do kishte vajtur ndryshe kjo histori, na ruajti zoti”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947